Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në lagjen Punëtori në Fushë-Krujë uji ka depërtuar në katet e para të banesave.

 

Më problematike është paraqitur situata në familjen e shtetasit Halil Rexhepi ku uji ka hyrë në banesë dhe familjarët janë evakuuar.

 

Forcat zjarrfikëse kane ndihmuar në evakuimin e një të moshuari i cili nuk mund të lëvizë pasi është invalid.

 

Aktualisht po kërkohet leje nga bashkia dhe mbështetja e policisë për të hapur disa kanale pranë banesave për të evituar përmbytjen dhe depërtimin e ujit në banesat e tjera përreth.