Dashi: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë.

Në sferën profesionale do të hasni probleme, sidomos në marrëdhënie me kolegët dhe eprorët. Megjithatë, falë përpjekjeve tuaja situata mund të ndryshojë dhe e hëna dhe e marta janë ditët më të përshtatshme për këtë. Në sferën e dashurisë do të përjetoni emocione të mëdha. Për beqarët parashikohen takime të rëndësishme që do t’ju ndryshojnë jetën.

Demi: Parashikohet që kjo të jetë një javë e vështirë në aspektin sentimental. Është e këshillueshme që herë pas here t’ia bëni qejfin partnerit, nëse nuk doni që puna të arrijë deri në zënkë. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët, por do t’ia dilni mbanë falë aftësive tuaja si dëgjues i mirë dhe për faktin që dini t’i përballoni problemet me qetësi. Një problem që ju shqetësonte prej kohësh më në fund do të zgjidhet.

Binjakët: Mos e merrni jetën shumë seriozisht dhe herë pas here lejojini vetes të zbaviteni pak. Të përqendrohesh shumë në punë, me raste mund të mos jetë produktive. Në përgjithësi do të jetë një javë me shumë fat. Në fillim Hëna nuk do t’ju favorizojë, por më pas situata do të përmirësohet. Marsi do t’ju ndihmojë dhe do të ndiheni më energjikë. Shumë projekte nuk do t’ju duken më të pamundura.

Gaforrja: Gjatë kësaj jave yjet do t’i keni në anën tuaj, ashtu si dhe për pjesën tjetër të muajit. Nëse keni ndër mend të nisni një projekt të ri, ky është momenti i përshtatshëm për ta bërë. Në aspektin sentimental, gjërat nuk do t’ju ecin mirë. Venusin do ta keni kundër. Nëse keni diçka për të sqaruar, është më mirë ta lini për më vonë. Bëni durim, pasi do t’ju duhet të përballeni me disa vështirësi.

Luani: Gjatë kësaj jave do të keni disa probleme shëndetësore dhe për pasojë do të ndiheni nervozë. Do t’ju bëjë mirë të kaloni pak kohë vetëm. Për fat, në aspektin profesional gjërat do të shkojnë më së miri. Shumë nga projektet tuaja më në fund do të konkretizohen. Edhe në dashuri do t’ju ecë mbarë. Ata që janë në çift do ta forcojnë më tepër lidhjen e tyre. Për beqarët parashikohen takime interesante…

Virgjëresha: Nëse prej pak kohësh keni nisur një lidhje të re sentimentale, mos u shkurajoni me vështirësinë e parë që do të hasni. Jeta në çift kërkon mund dhe sakrificë. Ju jeni nga ata njerëz që duan ta kenë gjithçka në kontroll, por në ditët në vazhdim kjo do të rezultojë e vështirë. Hëna në pozicion të pafavorshëm ndikon që të ndiheni të lodhur. Të martën dhe të mërkurën mund të ndiheni disi të tensionuar.

Peshorja: Parashikohet që kjo të jetë një javë e vështirë. Do të ndieni mungesën e një personi, të cilit do t’i duhet të largohet për arsye pune dhe i cili ka qenë një pikë referimi për ju. Për fat të keq, edhe Venusin, edhe Mërkurin do t’i keni kundër. Shumë prej të afërmve tuaj nuk do të jenë dakord me zgjedhjet tuaja. Gjithashtu do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe për pasojë mund të lindin mosmarrëveshje.

Akrepi: Lëreni pas krahëve të shkuarën, nëse doni që të kaloni një javë të qetë. Me raste, mendja mund të jetë armiku juaj më i keq. Gjatë këtyre ditëve dikush mund t’ju bëjë një surprizë, edhe pse duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u bërë një njeri më i mirë dhe për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë nga jeta. Mos iu druani ndryshimeve. Në fillim mund t’ju duken të vështira, por më pas do të ndiheni të lehtësuar.

Shigjetar: Mos u mjaftoni asnjëherë me pak. Synoni gjithmonë për lart, në mënyrë që të merrni rezultate të mira. Kush jeton me kokën pas, nuk do ta shijojë asnjëherë suksesin e së tashmes. Në aspektin profesional do t’ju ecë mbarë dhe do të merrni përgjigjet pozitive që prisnit prej kohësh. Venusin do ta keni aleat, kurse Marsi do të ndikojë që të ndiheni paksa të lodhur, por gjithsesi të kënaqur nga sukseset e shumta.

Bricjapi: Do të jeni në pritje të disa përgjigjeve të rëndësishme, por gjendja e pasigurisë do të ndikojë që të përjetoni ankth dhe shqetësim. Në dashuri gjërat nuk do të ecin ashtu si shpresoni. Duket se e keni të pamundur të gjeni një pikëtakimi me partnerin. Është e këshillueshme që çështjet e rëndësishme t’i shtyni për të premten dhe të shtunën, pasi ato do të jenë ditët më me fat.

Ujori: Nuk pritet që gjatë kësaj jave të keni ndryshime të mëdha. Situata do të jetë më e favorshme për ju gjatë muajit tetor. Në aspektin sentimental do të ndiheni të kënaqur. Partneri do t’ju befasojë në mënyra që as nuk e prisnit. Juve nuk ju pëlqen t’i merrni gjërat për të mirëqena dhe i keni shumë për zemër përkëdhelitë. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira që do t’ju lumturojnë.

Peshqit: Do të jeni të mbrojturit e yjeve. Shfrytëzojeni këtë moment të favorshëm për të njohur njerëz të rinj. Ata që janë të përfshirë në një lidhje sentimentale, do të kenë një raport akoma dhe më të mirë. Mos u tregoni shumë të prerë kur vjen puna te marrëdhënia në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës për të meta, sepse nuk është mirë. Përpiquni që të jeni më mirëkuptues me të tjerët. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë të vështira.