Moderatrja e njohur Rudina Magjistari teksa ka folur se si e perjetoi momentet kur ra tërmet, me të ftuarit që kishte në emision tha se zgjati 78 sekonda. Kjo një gafë e madhe pasi nëse tërmeti do të zgjaste aq shumë pasojat do të kishin qenë fatale.

 

Gjatë emisionit, moderatorja Rudina Magjistari u shpreh:

 

“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë.

 

Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi pata, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja.