“Do merrni rritje page”, Meri jep lajmin fantastik për këtë shenjë

Astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu ka bërë disa parashikime për javën që sapo ka nisur për të gjitha shenjat e Horoskopit.

Shenja më me fat gjatë kësaj jave, mesa duket do të jetë Demi, pasi për personat të lindurit e kësaj shenje parashikohet rritje page.

Megjithatë, duhet theksuar se parashikimi i kësaj jave është pozitiv thuajse për të gjitha shenjat e Zodiakut.

Dashi
Një frymë me bashkëpunuese çlirohet sot dhe dilni nga rrëmuja, ankthi, dhe detyrimet e së perditeshmes. Një punë duhet të përparojë.

Demi
Dashuria dhe ekuilibri do ju vij në një ambient punë. Aty do ndjeheni të vlerësuar dhe të qetë psikologjikisht. Do merrni rritje page.

Binjakët
Tashme do jeni me bashkëpunues dhe me erotik duke dashur patjetër një partner në krahë apo për ta flirtuar. Përpiquni të gjeni njeriun e duhur

Gaforrja
Pretendohen disa ndryshime Karmike në jetën tuaj. Ndryshime në karriere, vendbanim ose vendndodhje. Ka ngjarje që nuk i ndryshoni dot.

Luani
Për ju fillon një periudhe më premtuese dhe dalje nga disa bllokime ligjore apo shëndetesore. Filloni të komunikoni dhe të udhetoni.

Virgjeresha
Tashmë vëmendja juaj do drejtohet në çështjet e drejtpërdrejta ekonomike dhe në çlirimin e forcave për të marrë atë që ju takon.

Peshorja
Mërkuri, Dielli dhe Afërdita në Shenjën tuaj do sjellin me shumë përmirësime në jetën personale, komunikim dhe rënien në sy.

Akrepi
Për ju jeta fillon me më shumë qetësi shpirtërore dhe me më shumë angazhim për shëndetin tuaj psikologjik e fizik. Lidhje dhe marrëdhënie të fshehta ju presin.

Shigjetari
Më shumë fat dhe ndikimie pozitive vijnë nga Jupiteri dhe Peshorja këtë periudhë për ju. Do merreni me jetën sociale dhe me qëllimet tuaja.

Bricjapi
Tashmë ka ardhur momenti të bini më shumë në sy dhe mundësisht të merreni me karrierën dhe takime të rendësishme në aspektin personal.

Ujori
Kontaktet me botën e jashtme dhe me çështje studimore apo kualifikime do jenë të rëndësishme dhe më të lehta për ju. Do bëni përparime në çështje ligjore

Peshqit
Ka ardhur momenti të qartësoni ndjenjat dhe të ekuilibroni veten shpirtërishit në një marrëdhënie që ju ka lodhur. Merruni me çështjet ekonomike gjithashtu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...