ELBASAN– Katër gra kanë mbetur të vdekura dhe dy burra janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Papër. Dosja.al mëson se nga aksidenti kanë humbur jetën katër gra të të njëjtës familje mes tyre: Fatushe Agolli; Fatime Hoxha; Jonida Kotorri dhe Lumturie Hoxha.

Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Gëzim Kotorrri 55 vjeç dhe Oltion Shehi, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në afërsi të fshatit Papër. Katër vik timat dhe dy të plagosurit po ktheheshin nga ceremonia mortore e bashkëshortit të njërës prej grave, Fatime Hoxhës, në momentin që janë përfshirë në një aksident të trefishtë.

Makina tip “SEAT” që drejtohej nga i plagosuri Kotorri, brenda të cilës ndodheshin edhe katër viktimat ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar disa herë në rrugë. Më pas automjeti është përplasur me një tjetër makinë.

Kjo goditje e ka nxjerrë mjetin “Seat” nga rruga duke e hedhur në kanal.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë lagështia e madhe në rrugë dhe manovra e gabuar e njërit prej tre mjeteve të përfshira.