Fundi i muajit Shtator pritet ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme.

Në ditët në vazhdim në zonat jugore-juglindore pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.

Ndërsa përgjatë gjithë fundjavës, pritet të ketë vranësira, duke i dhënë kështu fund temperaturave të larta.

 

Ndërsa përsa i përket javës në vazhdim, meteorologët thanë se pritet një rikthim i shirave, por me një përmirësim.

 

Shira më të dendura do të ketë në të gjithë vendin gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë rikthim te kthjellimeve në territor.