Kosovari ofron shtëpinë e tij për banim, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria ditët e fundit është tronditur nga disa tërmete të shpeshta. Këto tërmete kanë krijuar panik rrugëve të Durrësit dhe Tiranës, madje shumë kishin braktisur shtëpitë e tyre për të mos e rrezikuar jetën.

 

E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe kosovarët, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë.

 

Ne rrjetet sociale eshte njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet.

 

“E mira kurrë nuk harrohet mos te harrojmë vitet e 99 ta , shpresojmë te zoti i plotfuqishëm”, ka shkruar qytetari.

 

Ndryshe, shtëpia gjendet në një fshat të Prizrenit, vetëm 17 km larg qytetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...