Jonida Vokshi u martua vetë, por i gjeti burrë edhe shoqes së ngushtë në dasmë

Dasma e Jonida Vokshit ishte një ceremoni plot me detaje. Organizuar në një vend buzë detit, me elementë që vetë çifti i kishte zgjedhur të ishin të pranishme në ditën e tyre më të rëndësishme, ajo që pikasi ishte mikesha e saj e ngushtë, Elvana Gjata, e cila celebroi dashurinë e Jonidës me regjisorin Besnik Krapi.

 

Por, një tjetër mikeshë e ngushtë e Jonida Vokshit është edhe Olta Daku, e cila duket se ka gjetur dashurinë në dasmën e aktores.

 

Dy momente kyçe në dasmën e Jonida Vokshit ishin hedhja e luleve për vajzat beqare dhe hedhja e llastikut të këmbës, për djemtë beqarë. Nuk e dimë nëse ishte thjesht rastësi apo e mirëmenduar, por lulet i kapi Olta Daku dhe llastikun e kapi vëllai i Besnik Krapit.

 

Pas kësaj erdhi dhe surpriza e radhës. Vëllai i Besnikut u ul dhe i vendosi llastikun Olta Dakut, dhe bashkë shkëmbyen një puthje. Me sa duket Jonida Vokshi ka qenë një ogur i mirë për mikeshën e saj të ngushtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...