Sporti shqiptar në përgjithësi dhe futbolli në veçanti ditën e sotme janë në zi.

Kjo pasi ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare ish-futbollisti i Luftëtarit Bashkim Gaxhaj, i cili ka luajtur për gjirokastritët nga viti 2000-2013.

Mësohet se ish-mesfushori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i ka marrë edhe jetën. Padiskutim një lajm trishtues jo vetëm për familjen e ish-futbollistit, por për të gjithë dashamirësit e sportit në vend dhe jo vetëm.

Për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Gaxhajt ka shkruar dhe ish-kapiteni i Luftëtarit Arlind Nora. Në rrjetet sociale ai ko postuar një foto të Gaxhajt ku shfaqet duke qeshur dhe në të cilën shkruan: “Kështu do të kujtoj gjithmonë të qeshur, i paharruar kujtimi yt, te qofte dheu i lehte.”