Një vajzë e mitur nga Shqipëria ka humbur ditën e sotme në qytetin e Pireut në Greqi.

Sipas mediave greke, vajza 2-vjeçare quhet Athina Hazizi dhe ka humbur gjurmët në lagjen ‘’Paleo Faliro’’ të Pireut.

Autoritetet vendase kanë vënë në dijeni për zhdukjen e vogëlushes doganën shqiptare, maqedonase dhe bullgare duke shpërndarë kudo foton e saj.

Dy pistat kryesore në të cilat Policia po kryen hetimet e rastit është ajo e rrëmbimi dhe e humbjes së 2-vjeçares në rrugët e qytetit.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë informacion nëse fëmija e ka kaluar apo jo kufirin grek.