Kryeministri Edi Rama i ka bërë kritika prefektit të Durrësit, pasi sipas tij nuk ka bërë siç duhet detyrën gjatë ditës së djeshme. Gjatë mbledhjes me strukturat Rama iu drejtuar më emër Roland Nastos, duke i dhënë se kishte lënë njerëzit në errësirë tek stadiumi.

Nga ana tjetër ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ka qenë kryetarja e bashkisë, Valbona Sako ajo që nuk ka ndezur dritat.

“Ne Durres njerezit kaluan naten nga temeti nen qiell te hapur dhe pa drita. Narkoshteti po dremiste! Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb Kjo eshte situata e njerezve qe po kalojne naten jashte nga frika e termeteve ku Bashkia e Valbona Sakos nuk ndez as dritat e stadiumit e jo me te vendosi qendra pritje per njerezit.ora 01:10”, shkruan Berisha.

Duket që situata nga tërmeti ka sjellë dhe sherret e para ne qeveri, pasi Rama ka mbrojtur Sakon dhe sulmoi prefektin.