Përballja e Shqipërisë me tërmete ndër vite

Janë regjistruar disa tërmete deri më tani afër kryeqytetit dhe madje kryebashkiaku i Tiranës ka ndërmarrë disa masa paraprake për sensibilizmin e banorëve, por për njerëzit e tërmeteve, të tilla me këtë magnitudë dhe frekuencë ndodhin shpesh…

Kjo seri e lëkundjeve të tërmeteve, të ndodhur në Shqipërinë verilindore dhe në zonën e

Tiranës, është një gjë e zakonshme në rrjetin sizmik të Shqipërisë. Në Tiranë në fundjavë janë regjistruar tre të tillë, me një magnitudë, që shkonte deri në 5 shkallë të Richter, ku epiqendra e të fundit është lokalizuar mes zonës së Bulqizës dhe Tiranës.

Kjo situatë ngjan me një fenomen që ne e quajmë “sëorm”, thoshte i ndjeri specialisti Betim Muço. Kjo ka të bëjë me qindra tërmete që kanë frekuencë të madhe, dhe që bien në një

kohë të shkurtër.

Por, kjo nuk mund të sjellë ndonjë shqetësim të madh. Kështu, p.sh nga nëntori i vitit 1985 deri në gusht 1986 ka qenë seria e tërmeteve Nikaj-Mërturit, ku janë regjistruar plot 17.000 tërmete, 400 prej tyre me magnitudë 4.2 të shkallës Richter. Edhe ky tërmet i fundit, konsiderohet si një tërmet, pothuaj i parëndësishëm në historinë e tërmeteve që ka prekur

Shqipërinë.

Pas ngritjes së rrjetit sizmik të vitit 1968, vështrimi nga tërmeteve ka qenë krejt ndryshe. Dhe për fat, në vitin 1976 ka përfunduar rrjeti sizmik i Shqipërisë, që përmbante 13 stacione dhe nga ku mund të bëheshin vëzhgime korrekte për situacionin e tërmeteve në vend. Tani

stacionet e ndryshme, të cilat janë të përqendruara në Shkodër, Tepelenë, Peshkopi, Korçë, Tiranë etj., bëjnë të mundur sjelljen, në kohën e duhur në Tiranë, në një qendër regjistrimi në Institutin e Sizmikës, të lëkundjeve të ndryshme të territorit shqiptar.

 

Ndërkohë ekziston sistemi satelitor, që e ka ngritur edhe më shumë këtë cilësi shërbimi. 12 stacionet që janë në rrjet janë Saranda, Vlora, Tepelena, Korça, Tirana, Qafë Shtama, Laç, Shkodra, Puka dhe Bajram Curri. Gjashtë stacione kanë rrjet digjital dhe janë stacionet e Shkodrës, Laçit, Tiranës, Peshkopisë, Tepelenës dhe Korçës.

Ku bën pjesë Shqipëria

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës

tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit

shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Pse ndodhin në Shqipëri

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve.

Referuar, tekstit të gjeografisë fizike, në Shqipëri mbisundojnë tërmete me thellësi vatre mbi 10 kilometra, që zënë rreth 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të tërmeteve, kurse

tërmetet me vatra deri në 5 kilometra përbëjnë 3.6 për qind të të gjitha tërmeteve që ndodhen në Shqipërinë Jugperëndimore.

Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Kjo ka bërë, që në vendin tërmetet të regjistrohen që në kohët antike.

Me tërmet kuptohen lëvizjet e tokës të shkatërruara nga proçeset e thyerjeve dhe

shkatërrimit të shtresave në zonën e vatrës së tërmetit, ku energjia potenciale kthehet në energji kinetike të lëkundjeve.

Çdo tërmet përbëhet pothuajse gjithnjë nga disa lëkundje me fuqi të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës. Zgjatja e çdo lëkundjeje të tërmetit mund të llogaritet në sekonda, por nganjëherë lëkundjet, që fillojnë në ndonjë zonë, mund të vazhdojnë me ndërprerje për një kohë të gjatë deri në disa vjet.

Në përgjithësi, shumica e tërmeteve, lindin gati 60 kilometra në thellësi të sipërfaqes së tokës. Këto quhen tërmete normale. Shumica e tërmeteve kontinentale nuk janë më të thella

se 20 kilometra. Përveç tërmeteve normale, ekzistojnë edhe tërmete me thellësi më të mëdha se 60 kilometra, të cilat quhen tërmete të ndërmjetme dhe tërmete me thellësi 300-600 kilometra, që quhen tërmete të thella. Ekziston një lidhje midis madhësisë, intensitetit dhe sipërfaqeve të përhapjeve së tërmeteve me thellësinë e vatrave.

Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfaqja e përhapjes dhe aq më i vogël intensiteti i tyre. Shkalla e veprimit të tërmetit në çdo sektor të sipërfaqes vlerësohet sipas shkallës së intensitetit. Intensiteti rrjedhimisht nuk është parametër i vatrës së tërmetit, por vetëm reflekton veprimin e vrojtuar të tërmetit në një pikë të caktuar të sipërfaqes së Tokës. Intensiteti i tërmetit varet nga madhësia e magnitudës (që e masim me

shkallën Richter) ose e energjisë së çliruar, largësia deri tek epiqendra, mekanizmi i lindjes së tërmetit etj.

Vrojtimet kanë treguar se ndikimi i tërmeteve varet në një shkallë të madhe dhe nga kushtet lokale të territorit. Në përgjithësi, sa më e butë që të jetë toka aq më i madh është shkatërrimi.

 

Pasojat në Shqipëri

Si rezultat i tërmeteve, në vendin tonë, janë konstatuar të çara të mëdha të tokës si p.sh në tërmetin e Dibrës (1967) me një gjatësi 10 kilometra e amplitudë 30-50 centimetra; në Tepelenë më 1920, ku çarja pati një amplitudë vertikale, 0.5-1.5 metra; në tërmetin e Lezhës dhe Shkodrës, ku arriti një disnivel gati 1.5 metra (Pulaj). Në vitin 1967, blloku juglindor, pranë malit të Zabzunit pësoi ulje kurse blloku veriperëndimor u ngrit. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve janë zhdukur edhe ishuj të vegjël dhe janë krijuar ishuj krejt të rinj.

Studiuesi i njohur Betim Muço ka shpjeguar situacionin sizmik të Shqipërisë dhe zonat e saj më të prekshme. Pse vendi ka një aktivitet të lartë sizmik dhe si regjistrohen tërmetet, me anë të rrjetit të organizuar, për të regjistruar deri në lëkundjet më të imta. Një studim, që është mbështetur në gati 20 vjet, aktivitet regjistrimi të stacioneve sizmike shqiptare.

 

Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.

 

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë. Rrjeti sizmik i Shqipërisë ka nisur në vitin 1968, me stacionin e parë sizmologjik, i cili është ngritur në Tiranë. Implementimi i stacioneve të tjera ka filluar që nga viti 1975.

Megjithatë duhet theksuar se viti 1976 mund të konsiderohet si fillimi i vërtetë i këtij rrjeti, i cili përfshin 12 stacione dhe një stacion kryesor në Tiranë. Ky rrjet është i aftë që të bëjë një monitorim sistematik të aktivitetit të mikrotërmeteve dhe madje të zbulojë edhe disa prej

veçorive të sizmicitetit të mëparshëm të Shqipërisë. Të gjitha stacionet janë të pajisura me sizmografë.

Aktualisht Shqipëria ka një stacion sizmologjik për 2150 kilometër katror. Ky rrjet është i aftë që të regjistrojë të gjitha ngjarjet sizmike, të cilat e kanë epiqendrën brenda vendit. Normalisht, për çdo muaj, regjistrimet e rrjetit tregojnë për 150-200 ngjarje sizmike, 30-40 e të cilave janë nën qendër.

Gabimi i nënqendrave, i pranuar në gjatësi dhe gjerësi, është më shumë se 15 kilometra, ndërsa në thellësi është 10 kilometra. Nga viti 1976 dhe deri në vitin 1995, rrjeti sizmik ka

rregjistruar dhe lokalizuar brenda një hapësire me gjerësi 39 dhe 43 gradë dhe gjatësi 18.5 dhe 21.5 plot 7000 tërmete.

Monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik në Shqipëri nëpërmjet rrjetit sizmologjik na ka dhënë ne më shumë mundësi për të hedhur dritë mbi një kuptim më të mirë të sizmicitetit të vendit. Dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik, metodat e vazhdueshme të kalkulimit ka bërë që të plotësohen shumë studime mbi Shqipërinë. Dhe nga 2153 tërmete të ndodhura, në katalogun tonë, gjatë 20 viteve (1976-1995):1914 janë me magnitudë nga 3.0 dhe 3.9; 229 janë me magnitudë nga 4.0 dhe deri në 4.9 dhe vetëm 10 janë me magnitudë më të madhe prej 5.0. Kjo ka bërë që të mendohet se gjatë këtyre 20 viteve, Shqipëria është dominuar nga mikrotërmete dhe nga tërmete fare të vegjël.

Dy vendet me aktivitet më të qartë sizmik janë një fragment në kufirin Mali i Zi dhe Shqipëri, (përmendet me tërmetin e madh që ka ndodhur në 15 prill të vitit 1979) dhe sëarm-i i Nikaj Mërturit, në veri të Shqipërisë që ka zgjatur nga nëntori 1985 dhe deri në gusht të vitit 1986.

Duke iu referuar thellësive të kalkuluara të ngjarjeve është e qartë se vetëm në pak raste thellësia e tërmetit shtrihet në 40 kilometra. Ato që kanë thellësi më të mëdha janë komplet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne mund të themi se aktiviteti i mëparshëm sizmik i Shqipërisë duket se është i shoqëruar me procese dinamike të kores dhe me mantelin e sipërm që është i lidhur me përplasjen e kontinentale të Adrias me orogjenin shqiptar.

Harta paraqet shtatë zona me vlera të larta të energjisë gjatë vitit 1976-1995. Këto zona janë: a. Greqia Veriperëndimore deri në jug të Shqipërisë; b.Bregu i Detit dhe rajoni i Kurveleshit në Shqipëri; c. Zona nga rrjedha e Lumit Vjosa në detin Adriatik, deri në jug të qytetit të Tiranës d. Zona, që është në veri të Liqenit të Prespës dhe në lindje të liqenit të Ohrit. e. Zona nga Bulqiza deri në jug të Kukësit; f. zona në veri të Shqipërisë, bregdeti i Malit të Zi.

Marrë nga një studim anglisht i të ndjerit Betim Muço, për tërmetet në Shqipëri.

Disa nga tërmetet më të fuqishme në shekullin XIX kanë rënë në:

 

Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.

Berat më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtarë të vrarë në Kala.

Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.

Himarë më 14 qershor 1895.

Gjatë shekullit XX janë regjistruar këto tërmete të fuqishme:

Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur

Ohër më 18 shkurt 1911.

 

Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.

Durrës, më 17 dhjetor 1926, lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.

Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.

Korçë, me 28 janar 1931.

Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur,

Lushnjë-Fier-Rrogozhinë-Peqin-Berat më 1 shtator 1959.

 

Korçë më 26 maj 1960, ku u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.

Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2 700 shtëpi.

Fier, më 18 mars 1962, ku u vranë 5 veta e u plagosën 77 të tjerë dhe u shkatërruan 2700 shtëpi.

Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Shkodër-Librazhd, më 3 nëntor 1968

 

Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.

Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi

Fushë-Bardhë-Gjirokastër më 26 mars 1990. /Zhurnal

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...