Pas tërmetit të fuqishëm të burgosurit në panik: “Hapini dyert, na nxirrni jashtë, do vdesim këtu!”

Panikun e lëkundjeve të tërmetit që prekën Shqipërinë i kanë kaluar me panik edhe ata që ndodhen pas hekurave. Të dënuarit sapo kanë ndjerë tërmetin kanë filluar të bëjnë revoltë, të bërtasin dhe të kërkojnë nga rojet që tu hapen dyert.

Burime nga burgu numër 313 në Tiranë bëjnë me dije se vetëm pas lëkundjes së dytë gjithashtu të fuqishme të tërmetit, autoritetet e burgjeve kanë hapur qelitë e të burgosurve, duke i sistemuar ata në fushat sportive e ambiente të tjera të përshtatshme.

“Na nxirrni jashtë, do vdesim këtu”, janë shprehur të burgosurit. Pas lëkundjeve të vazhdueshme ata janë futur sërish në qeli, por edhe më tej kanë shfaqur frikë për atë se çmund të ndodhë gjatë natës duke kërkuar të qëndrojnë jashtë qelisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...