JANË SHËNUAR 297 GODITJE PREJ PASDITES SË DJESHME, LËKUNDJET DO VIJOJNË

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur sërish sot për tërmetet që kanë rëndë gjatë roëve të fundit në Shqipëri. Ormëni është shprehur se gjatë gjithë natës kanë rënë tërmete me mangitutë të vogël dhe nuk janë shkaktuar dëme.

Ai shtoi se prej pasdites së djeshme janë ndjerë 297 goditje dhe tërmetet prtiet të vijojnë me ditë dhe javë të tëra. Sizmiologu theksoi se rreziku i tërmeteve ka kaluar, pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë.

Ishte një natë e qetë, apo problematike?

Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

E kemi kaluar rrezikun?

Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.

Sa kohë vazhdojnë këto pas-goditjet?

Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla.

Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...