Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë. Sipas raportimeve të para epiqendra ishte në Durrës, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes.

Mësohet se tërmeti ishte 5.6 ballë.

 

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.

 

Një tërmet që u pasua nga një i dytë, tronditi të gjithë Shqipërinë dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë nga banesat e tyre apo kudo që ata janë ndodhur.

Tërmeti me magnitude 5.6 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. Tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.