Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë. Rudina kishte tre vite e martuar me bashkëshortin e saj , me të cilin celebroi dashurinë në martesë në qershor të vitit 2016. Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

 

Bëhet me dije se Rudina Dembacaj është ndarë më bashkëshortin dhe shkak për këtë është tradhtia nga ana e aktores me një tjetër mashkur të njohur.

 

Prej kohësh aktorja nuk publikonte foto në rrjete sociale me bashkëshortin, dhe fotot e saj me Aleksin janë të shumë kohëve më parë. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me ‘qerosin’ e saj. Prej një viti Rudina nuk ka as edhe një foto me bashkëshortin e saj në rrjete sociale.