‘Më falni që e bëj’/ Pedagogia Julinda Gjika: Kur im bir sëmuret korruptoj mjekët të më kalojnë në radhë

Pedagogia Julinda Gjika e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora pranoi se kur biri i saj i saj sëmuret korrupton mjekët për ta kaluar në radhë.

 

Sipas saj është e pamundur të presësh me një fëmijë të sëmurë dhe ky është momenti që pavarësisht rrogës shumë të mirë në Shqipëri, pedagogia mendon të largohet nga vendi.

 

“Unë jam shumë e kënaqur nga paga që kam aktualisht. Është një nga pagat që këtu konsiderohet shumë e mirë. Problemi është që kur im bir sëmurët unë jam gati të iki brenda 30 sekondave. Pra biletën e parë dhe të largohem nga Shqipëria. Çfarë më duhen ato para kur mënyra se si i shpenzoj është për ilace,

 

më falni që e bëj, por për të korruptuar mjekët që të më kalojnë në radhë më para sepse është e pamundur të presësh radhën me një fëmijë të sëmurë dhe për rehabilitimin e tij më pas në institucione private, ose në shtëpi duke thërritur mjekë ambulatorë që e frekuentojnë,”– tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...