Teksa ka kaluar një javë nga dita e parë për këtë vit të ri shkollor, në një nga rrugët e Tiranë është parë një njoftim nga shkolla Jeronim de Rada, i ngjitur në një shtyllë ku thuhej:

 

“Librat nga klasa e parë e deri në të pestën do të jepen falas nga MASR dhe do të merren në shkollë sipas njoftimeve që do të merrni nga mësuesit kujdestarë.

 

Librat nga klasa e gjatë deri në të nëntën do të blihen nga një shitës i licensuar nga ministria i cili është vendosur tek rruga “Mine Peza” në krah të Hotel Kruja, përballë Rajonit të Policisë nr.3.

 

Orari i shpërndarjes së librave:

Paradite: 9:00-14:00

Pasdite: 17:00- 19:00