“Air Albania” nuk ekziston, si qëndron e vërteta me certifikatën e fluturimit

A do të fluturojë Air Albania drejt Italisë me tre destinacione dhe me çmime, që në fakt janë vetëm 1 ose 2 euro më pak se kompanitë aktuale?

 

Arsyet se pse ka ende pikëpyetje për fluturimet edhe pse janë shitur biletat ka të bëjë me faktin se ende Air Albania nuk ka marrë certifikatën e fluturimit për në vendet e treta. Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili ka siguruar listën e plotë të Agjencisë së Sigurisë Ajrore Europiane, e cila është rinovuar sot në mengjës, dhe emri i kompanisë ajrore që mban flamurin shqiptar, “Air Albania” nuk ekziston.

 

Pavarësisht mungesës së certifikatës, ajo që përbën skandalin e radhës në këtë kompani që nuk i kanë munguar asnjëherë dyshimet dhe hapësirat e errëta, është fakti se pse është lejuar, reklamimi dhe më pas shitja e biletave të avionëve.

 

Në datën 2 gusht vetë kryemisnitri Edi Rama deklaroi datën e fluturimeve të ‘Air Albani’ në 3 destinancione në Itali, madje shkoi edhe më tej, duke publikuar çmimet të cilat ishin 59 dhe 69 euro për një fluturim. Praktikisht 1 ose 2 euro më pak se kompanitë që aktualisht bëjnë këto linja.

 

Por përtej kësaj. ‘Air Albania’, pas vonesave për lejet e fluturimit apo edhe mbivendosjet e fluturimeve me ato të Turkishit, sot në faqen e saj zyrtare ka publikuar destinacionet por ka hequr çmimet. Ndërsa blerja e biletave vazhdon.

 

Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të mos lejojë shitjen e biletave, për sa kohë nuk ka një certefikatë fluturimi në emër të kompanisë ‘Air Albania’.

 

Nëse kjo kompani, nuk arrin të sigurojë këtë çertefikatë, fluturimet nuk mund të fillojnë, përveç rastit kur CEO i kompanisë do të nënshkruajë marrëveshje për fluturime charter nga ENAC dhe më pas i kalon kontrollit ajror që të lejojë fluturimin. Kjo procedurë bëhet jashtë autoritetit të aviacionit civil, dhe fluturimet bëhen vetëm 2 herë në jave, të cilat kryhen për raste emergjente, si transport në spital, raste fatkeqësish apo shpërndarje të ndihmave për raste bamirësie.

 

Në rast se nuk do të ketë një marrëveshje edhe me italinë, ‘Air Albani’ ka detyrimin ligjor të kompensojë pasagjerët të cilët i kanë blerë biletat tashmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...