Një i ri indian, i shpallur i vdekur nga mjekët, u zgjua pak para se të varrosej gjatë funeralit.

Mohammad Furqan u deklarua i vdekur por ai u ngrit papritur në funeralin e tij në qytetin indian të Lucknow.

20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital.

Furqan ishte pa ndjenja që më 21 qershor kur pësoi aksident. Mjekët e deklaruan të vdekur të hënën, pasi një nga familjarët i tha se nuk kishin lekë për të paguar mjekimin e tij.

Familja e të riut tha për Hindustan Times se u traumatizuan pasi e panë duke lëvizur gjatë funeralit.

“Të shkatërruar, po përgatiteshim për varrim kur disa prej nesh panë gjymtyrët e tij duke lëvizur. Menjëherë e dërguam Furqan në spitalin Ram Manohar Lohia ku mjekët thanë se ishte gjallë,”-tha vëllai i tij.

Policia ka nisur hetimet mbi praktikat mjekësore në vend.

“Pacienti është në gjendje kritike, por definitivisht truri nuk i ka vdekur. Ai ka puls, presion gjaku dhe reflekset e tij po punojnë,”-tha mjekja.