Gjendje paniku në avion: Pasagjerët telefonojnë të afërmit për t’iu thënë lamtumirë

Fluturimi me një aeroplan të kompanisë Delta, nga Atlanta për në Fort Lauderdale të Shteteve të Bashkuara, ka tmerruar pasagjerët dhe nisën të bënin panik.

Të gjithë ishin në panik, kur aeroplani që ndodhej në 11,800 metra lartësi, ra brenda shtatë minutave për nëntë mijë metra më poshtë.

“Parregullsi dhe presin në kabinë gjatë udhëtimit”, thuhet shkurt në raportin e kompanisë ajrore, që është duke hetuar rastet e kësaj rënie ekstreme.

Teksa të gjithë ishin në panik dhe nga lartë u lëshuan maskat për oksigjen, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me të rënë në 3,000 metra, pilotët kanë marrë sërish kontrollin mbi aeroplan dhe ateruan ashtu siç ishte planifikuar.

Shumë nga udhëtarët e këtij fluturimi, telefonin të afërmit e tyre, për t’ju thënë lamtumirën e fundit, nga frika se gjithçka do të përfundonte aty.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...