Paralajmëron Gurakuqi: Nesër përpjekja e dytë e Ramës për t’i hequr Shkodrës pushtetin legjitim

Romeo Gurakuqi, ish-deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës, në një status në Facebook shkruan për situatën e krijuar në bashkinë e Shkodrës, pas zgjedhjeve vendore.

Duke bërë një përmbledhje të zgjedhjeve të 30 qershorit në këtë qytet, Gurakuqi thekson se zgjedhjet njëpartiake morën dështimin e merituar, duke ju referuar kështu Valdrin Pjetrit.

Më tej ai njofton se sipas informacioneve që zotëron ditën e nesërme kryeministri Rama “do të bëjë përpjekjen e dytë për t’i hequr bashkësisë shkodrane, pushtetin e ardhun në mënyre sovrane në vitin 2015”.

‘Loja e e Rilindjes Socialiste të marrë fund’-thekson Gurakuqi.

Statusi i plotë

Prej disa muajsh Bashkesia Qytetare ne kryeqendren e veriut eshte ne pritje te krijimit te kushteve per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ne rrethanat e nje hapesire publike te pastruar nga kontrolli i organizatave elektorale me financime te paligjshme.

Kesaj pritshmenie, Qeveria e Tiranes iu pergjigj me nje proces zgjedhor farse, qe nuk prodhoi dot nje pushtet ekzekutiv legjitim, por qe arriti te sajonte nje trupe legjislative te pilotuar dhe shterpe.

Zgjedhjet njepartiake pesuan ne Shkoder deshtimin e merituem. Se bashku me rrezimin e pretendentit per kryebashkiak, normalisht u rrokullis edhe kori i keshilltareve te tij shoqerues.

Mirepo, sikur asgje te mos kishte ndodhur, pas tronditjes se pare, Edi Rama rimori nismen depertuese.

Konstituimi formal i organizates se keshilltareve socialiste u krye jashte institucionit bashkiak, nen rrethimin qytetar dhe nen mbrojtjen e trupave policore te armatosura rende. Dikush padrejtesisht, u hapi keshilltareve te Rilindjes nje dere qe nuk hapet, mbasi eshte e destinuar vec per njerezit e dijes. Nen rrogoz, aktore te panjohur te prapavijes ishin marre vesht per t’i krijuar Edi Rames terrenin per marshimin e pare uzurpator.

Sipas informacioneve te fundit, neser me date 19 shtator 2019, pushteti qendror do te beje perpjekjen e dyte per t’i hequr bashkesise shkodrane, pushtetin e ardhun ne menyre sovrane ne vitin 2015, njekohesisht te suprimoje autonomine qytetare dhe te perfshije nen sqetullen e tij, edhe kete pjese te fundit te mbetur e lire nga kontrolli qendror. Madje kete hap te dyte, Edi Rama synon ta beje ne Sallen e Keshillit Qytetar, qe i perket Bashkesise se Shumices dhe Pakices dhe jo Pakices se Pakices. Pyetja qe bej eshte kjo: A duhet t’u hapet rruga ithtareve te centralizimit per te hyre neser ne sallen e Keshillit Bashkiak Vendor?

Qytetaret e Shkodres kerkojne zgjidhjen e shpejte kushtetuese te ceshtjes se riperteritjes demokratike te pushtetit vendor dhe jo zgjatjen pa fund te gjendjes se papercaktueme nga pikepamja e legjitimitetit, ose krijimin e strukturave te deformuara hibride.

Kjo loje e pandershme dhe me pasoja te renda per stabilitetin politik dhe social te krahines, duhet te marre fund sa me shpejt.

Aktoret kryesore shteterore duhet te marrin pergjegjesite per rikthimin sa me pare te kushteve per ushtrimin e te drejtave sovrane te elektoratit shkodran, per te pasur nje pushtet teresor te zgjedhur lirisht dhe ne menyre pluraliste. Jemi ne rrethanat e nje kundravajtjeje administrative, te shkaktuar nga doreheqja prej pergjegjesive per zgjidhjen e situatave te tilla ku legjislacioni mungon dhe kur Gjykata Kushtetuese eshte “tretur” ne menyre te qellimte (krim ky politik).

Loja e pandershme politike e Rilindjes Socialiste duhet te marre fund. I vetmi akt i arsyetuar qe socialistet shkodrane duhet te marrin neser, pikerisht aty ku e nisen aventuren e tyre te palavdishme, eshte shperndarja e organizates se tyre keshilluese, te shterpezuar qe ne fillese. Mund te jete sherbimi i pare dhe i fundit i pranueshem ne kete loje jo te paster per kapje te pushtetit autonom vendor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...