Një qen në Florida ka dhënë jetën për të shpëtuar pjesëtarët e familjes ku jetonte pasi në shtëpi ra zjarr.

Ishte ora dy e mëngjesit të martën e 17 shtatorit ndërsa familja Butler ishin të gjithë në gjumë kur në papafingo ra zjarri. Ndërkohë që zjarri përhapej nëpër shtëpi, alarmi ra po vetëm për pak dhe pushoi.

Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi të madhe familjarët vazhdonin të flinin pasi nuk kishin ndjerë ende asgjë.

Por, gjithçka ndryshoi kur qeni i tyre Zippy filloi të kuptonte që diçka nuk po shkonte mirë dhe filloi të vraponte nëpër shtëpi duke lehur si i ‘çmendur’. Ai shkoi shtrat më shtrat dhe vazhdoi të lehte me qëllim që t’i zgjonte njerëzit që vazhdonin të ishin në gjumë.

Për fat të mirë e gjithë familja doli jashtë pa u lënduar vetëm Zippy mbeti brenda. Një prej tyre u përpoq të shkonte ta shpëtonte por zjarri ishte bërë tashmë shumë i rrezikshëm.

I zoti i shtëpisë shpjegoi:

Dyshemeja në dhomën e gjumit ishte e gjitha e përfshirë nga flakët kështu që ai nuk kishte ku të shkonte. Kishte edhe shumë tym. Ai ishte qen i vogël dhe i shkurtër, nuk kishte nga të shkonte.”
Sipas zjarrfikësve, ende nuk dihet se pse në papafingo nisi zjarri.

PUBLICITET