SHKODËR, I VENDOSET ZJARRI MBETJEVE TEK KOSHAT

Zjarret në kazanët e mbeturinave nuk ndalen. Tashmë është në një metodë normale që afër koshave të mbetjeve persona të papërgjegjshëm kur i shohin grumbull t’i vendosin flakën. Situata është tejet shqetësuese jo thjeshtë për zjarrin që ndizet për momentin por edhe për pasojat që lë pas. I gjithë ky tym nga zjarri futet në shtëpitëe banorëve të zonës dhe po ashtu shton ndjeshëm nivelin e ndotjes duke qenë se këto zjarrë janë të shpeshta pranë kazanëve të mbeturinave në Shkodër.

 

Duke qenë se ende asnjë individ apo as bizneset nuk gjobiten qoftë për hedhjen e mbetjeve të papërshtatshme jashtë koshave e po ashtu qoftë edhe vënien e zjarrit në mes të ditës pa u shqetësuar nga askush e aq më tepër edhe në zona tejet të banuara dhe me lëvizshmëri të madhe.

 

Pas zjarrit që u vendos një makinë policie qëndroi aty ndërsa u desh edhe ardhja e zjarrëfikësve për të shuar flakët e zjarrit duke qenë se aty afër ndodhen edhe disa dyqane të cilat pasditeve qëndrojnë të mbyllur dhe mund të rrezikonin të përfshiheshin nga flakët. Pas zjarrëfikësve u shfaq edhe makina që merr mbeturinat bashkë me punonjësit të cilët duke tentuar të pastrojnë në anën tjetër ndotën më shumë pjesë e trotuarit.

 

Pasojat nga ky zjarr vijojnë edhe një ditë më pas teksa kjo është pamja që ofrohet në vendin ku u vendos zjarri. E gjithë kjo pjesë ka mbetur e ndotur dhe nuk është pastruar siç duhet duke ndikuar edhe në përhapjen e ndonjë infeksioni tek kalimtarët. Përveç kësaj kjo tabelë që përdoret për vendosjen e njoftimeve gjithashtu ka pësuar dëme apo edhe disa pemë të mbjella përreth.

 

Kjo situatë me hedhjen e mbetjeve pranë koshave dhe më pas vendosjen e zjarrit po kthehet e zakonshme në Shkodër ndërsa kërkon një zgjidhje emergjente qoftë për të ulur ndotjen, për të sjellë një imazh tjetër por edhe për të vendosur një kulturë të re që mund të vijë përmes gjobave të vendosura. Ndryshe këto flakë zjarri do t’i shohim ndoshta çdo ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...