MBYLLEN DY SHKOLLA, SHKAK EMIGRACIONI

Dy shkolla fillore në njësinë administrative të Dajcit janë mbyllur. Këtë fillim viti të ri shkollor dyert e këtyre institucioneve arsimore kanë qënë të kycura. Godinat e dy shkollave njëra e “Samrishit të Vjetër” dhe shkolla tjetër “Shtjefën Maci” janë rrethuar nga ferrat , dhe bimësia e shumtë.

 

Mbyllja e këtyre shkollave ka ardhur si pasojë e numrit të vogël të nxënëse. Duke qënë se këto shkolla nuk kanë plotësuar kushtet për të funksionuar si të tilla atëherë ata pak

 

nxënës që kanë mbetur janë shpërndarë në dy shkolla, në gjimnazin “Lucë Agraja” në Dajc dhe në shkollën 9-vjecare “Pjetër Gaci” në Shirq. Administratori i njësisë administrative të Dajcit Gjovalin Darragjati u shpreh se shkak I reduktimit të numrit të nxënsve arsyeja kryesore është emigrimi

 

Sipas Darragjatit bashkia e shkodrës po e shikon mundësinë që ish godinat e shkollave të mbyllura në Dajc ti vërë në shërbim të komunitetit të zonës duke I kthyer si qendra shëndetësore

 

Ulja e numrit të nxënësve ka filluar të ndihet në shumë fshatra të thellë të vendit, ku dhjetra shkolla janë mbyllur. Por reduktimi i nxënësve po ndihet edhe në zonat urbane, pasi çdo vit mësuesve po iu reduktohen orët e mësimit dhe shpesh hërë për të plotësuar normën mësimore japin mësim në më shumë se dy shkolla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...