Kryeministri përballet me të papriturën në spital

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Aktivisti, Omar Salem është pjesë e Partisë Laburiste dhe njëherësh kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson.

Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

‘’ Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...