Japonia është një vend me mijëra zbulime ndër vite, plot tradita dhe me një popull të mençur dhe të gatshëm që t’ju mësojë juve përmes proverbave gjithçka ata kanë mësuar në jetë.

Proverbat japoneze kanë aftësinë të sugjerojnë sjellje dhe mendime në një mënyrë të thjeshtë, por të thellë, disa reflektojnë jetën e përditshme, duke u përpjekur të mësojnë diçka, të tjerët mbyllin metafora dhe simbolika që kanë vlera themelore.

Në këtë artikull renditen 10 shprehje të urta që nëse ju i vlerësoni si duhet dhe i shihni në një perspektivë pozitive, do t’ju bëjnë të reflektoni dhe të ndryshoni thelbin e jetës suaj.

1. Mos thuaj është e pamundur. Thuaj: “Unë nuk e kam bërë akoma”.

2. Më mirë të jesh armik i një personi të mirë, sesa mik i një personi të keq.

3. Kur prindërit punojnë dhe fëmijët argëtohen, nipërit kërkojnë lëmoshë.

4. Koha që kalon duke qeshur është koha që kalon me perënditë.

5. Burri dhe gruaja duhet të jenë gjithnjë miq dhe dashnorë.

6. Të gjithë bëjnë gabime. Kjo është arsyja pse ekziston një gomë për secilin laps.

7. Një rrugë mund të jetë e gjatë ose e shkurtër, por nëse nuk bëni hapin e parë do të jetë shumë e gjatë.

8. Kur karakteri i një burri duket i palexueshëm, shikoni miqtë e tij.

9. Shikoni gabimet e të tjerëve dhe korrigjoni tuajat.

10. Cila është dhoma për të medituar? Zemra juaj.