Një 11-vjeçar nga Kina na ka treguar të gjithëve se çfarë është dashuria pa kushte.

Yan Yihang, iu nënshtrua një procedure të dhimbshme vitin e shkuar për t’i dhënë pjesë nga palca e tij kurrizore vëllait që e ka sëmurë rëndë.

Vëllai i tij ka një sëmundje të rrallë gjaku.

Në mënyrë që sigurojë para për mjekimet e të vëllait të vogël, adoleshenti tani zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të shitur perime në treg.

Yan nuk lë asnjë ditë t’i shpëtojë edhe nëse jashtë mund të jetë duke rënë shi apo është ftohtë.

Duke folur për një gazetar, ai u shpreh:

Dua ta shpëtoj vëllain. Dua që të shkojmë në shkollë bashkë. Këto perimet i kemi mbjellë vetë dhe dua t’i shes dhe të bëj ca para.”

Kur e pyetën se pse nuk ka kërkuar ndihmë nga njerëz të tjerë, ai u shpreh se do që t’i fitojë lekët me forcat e veta.

Yihang është nxënës në klasën e pestë, por për familjen e tij, djaloshi është bërë tashmë shtylla e shtëpisë me trimërinë dhe maturinë e tij.