Rama ia “ngec” Bushatit Shkodrën: Duhet ta dijë më mirë, ka qenë drejtues politik

Takimet në Berlin i konsideroi pozitive për negociatat. Por rezultatet do të mësohen më vonë.

Në një intervistë për Tv Klan, Kryeministri Rama thotë se të gjitha vendet anëtare kanë një debat të brendshëm që nuk lidhet me vlerësimin teknik që mori Komisioni pro këtij procesi.

“Këtë do ta marrim vesh më 18 Tetor, edhe pse jemi në fund të rrugës, por është ende shumë e gjatë rruga deri më 18 Tetor pasi ka shumë vendime për të marrë”.

Kryeministri zbulon se ka vendosur të shfaqë një profil krejtësisht tjetër në publik. Thotë se nuk do të komentojë më asnjë deklaratë të krerëve të institucioneve apo kundërshtarëve politik, të cilët i etiketon thjesht si “të tjerët”. Në fundin e vitit të dytë të mandatit të dytë, shprehet se fokus do të jenë vetëm qytetarët.

“Do të dëgjoni gjithmonë më pak nga unë fjalë lidhur me të tjerët dhe nuk më interesojnë sepse është kohë e humbur, është energji e shpenzuar për kot”.

Për opozitën thotë se është i gatshëm të diskutojnë për çdo temë, por i kujton asaj se zgjedhjet e radhës janë në 2021.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë edhe të ndërveprojmë me të gjithë, qoftë me opozitën në Parlament, qoftë me opozitën jashtë Parlamentit, jo vetëm për reformën zgjedhore, por për çdo aspekt të jetës së vendit që kërkon vëmendje dhe ku ka gjithmonë vend për zhvillim”.

Nuk pranon t’u përgjigjet asnjërës prej akuzave të Presidentit, por thotë se nismës për shkarkimin e tij Kuvendi do t’i shkojë deri në fund.

“Kjo shumicë qeverisëse nuk është krijuar për të bërë presione ndaj askujt. Procesi në fjalë është një proces që tashmë është në duart e Parlamentit dhe i takon Parlamentit ta çojë deri në fund”.

Në lidhje me kritikat e Bushatit, Rama duket se i bën atë përgjegjës kryesor për situatën në Shkodër.

“Ai duhet ta dijë më mirë sepse ishte drejtuesi politik në Shkodër dhe ka pasur përgjegjësinë për të bërë këtë reformë.

Në fund të ditës unë them se çdokush është i lirë të ketë opinionet e tij në PS. Nuk është as i pari as i fundit,”, thotë Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...