Ka ndërruar jetë 15 vjeçarja Elona Koburja, e cila preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi tregoi për historinë e saj dhe sëmundjen e rrallë nga e cila ishte prekur.

Vogëlushja, për shpëtimin e së cilës u angazhuan dhe mobilizuan edhe mjaft personazhe të njohur të ekranit shqiptar, u nis m urgjencë drejt Turqisë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Siç raportohet sot, ajo nuk ka mundur të fitojë betejën e ashpër në të cilën ishte futur prej shumë kohësh.

Për kurimin e të miturës nga Fushë Kruja nevojiteshin edhe 30 mijë euro, ndërsa familjarët kishin mundur të siguronin vetë 15 mijë të tilla. Ajo u dërgua në një spital privat në Stamboll. Iku me shpresa të mëdha nga Tirana, ndërsa në atdheun e saj nuk do të kthehet më e gjallë.

Elona vuante nga një sëmundje e rëndë, e po ashtu e rrallë me të cilën janë të raportuar vetëm 250 raste në botë