Hapi dy biznese në moshën 20-vjeçare, Alesia Bami tregon mashkullin që fshihet pas suksesit

Ish-velina e emisionit “Stop” Alesia Bami ka folur së fundmi në lidhje me bizneset që ka hapur pas largimit nga Tv Klan. E ftuar në “Wake up”, Bami tregoi edhe pak më shumë për jetën e saj personale.

E pyetur nëse ka ndonjë mashkull pas jetës së saj luksoze, 20-vjeçarja tha se ajo ka dikë pasi vetëm nuk mund t’i menaxhojë të dy bizneset që ka.

“Është një mashkull pas kësaj sepse normalisht nuk mund t’i menaxhoja e vetme, njërin ndoshta, por të dy jo. Është babai im,”- tha Alesia Bami, e cila këtë sezon do të jetë pjesë e emisonit “Procesit Sportiv”, në Top Channel, krah Edi Manushit dhe Ilda Bejlerit.

Babai i Alesia Bamit është personi që shihni në foton e mëposhtme, që u bë pjesë e portaleve në momentin që i dhuroi të bijës një makinë luksi për 18 vjetorin e lindjes.

Ish- velina vetëm pak javë më parë më parë bëri publike dy bizneset që ka hapur. Bëhet fjalë për një butik me fustane mbrëmjesh dhe për një restorant luksoz.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...