Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë. Rapprtohet një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka zënë sipër pjesën e përparme të tij.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Koço Nasto, drejtues i Benz-it, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. Sipas gazetares Kodra, i plagosuri është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.

Ndërkohë, “Benz-i” i përplasur rrezikon të shpërthejë në flakë, pasi është me impiant gazi, rrjedhja e të cilit mund të shkaktojë djegien e tij. Ndërkohë, një mjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë në rast nevoje.