Sot do të ketë mot të kthjellët dhe me diell.

Nesër mund të ketë periudha me re që karakterizohen me riga lokale shiu në zonat malore.

Ndërsa në datat 16, 17 dhe 18 do të fillojë të ngrohet moti përsëri ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë.

Më poshtë detajet:

14.09 – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell

15.09 – Mot i mirë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

16.09-17.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

18.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 26C deri në 30C.Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, por gradualisht pritet të pësojë rënie nga mesi i javës së ardhshme.