Lind ‘foshnja mrekulli’: U rrit në barkun e nënës së vdekur

Ndodhi në Republikën Çeke. Gruaja me tru të vdekur por me zemrën që i rrihte arriti të lindë vajzën e saj: 2 kg dhe 130 gram për 42 cm gjatësi.

Nëna, Eva është shpallur e vdekur në mënyrë cerebrale por zemra e saj ka vazhduar të rrahë edhe për 117 ditë të tjera: koha për të lindur Eliska e vogël, 2 kg dhe 130 gram me gjatësi 42 cm, e cila tashmë u emërtua “foshnja mrekulli” .

Kjo është ajo që ndodhi në spitalin universitar Brno, i dyti më i madh në Republikën Çeke, dhe çështja është e destinuar të hyjë në librat mjekësorë.

Gruaja shtatzënë kishte një hemorragji cerebrale për shkak të një keqformimi artero-venoz për të cilin nuk kishte asgjë për të bërë dhe mjekët duhej të verifikonin vdekjen e saj në tru.

Por shpresa nuk e braktisi fëmijën që ishte në bark: nëna e saj u mbajt gjallë me makineri falë mobilizimit të një ekipi të shkëlqyeshëm , me mjekë nga klinika dhe Universiteti Masaryk.

Dhjetra gjinekologë, anesteziologë, kirurgë, u kujdesën për fëmijën deri më 15 gusht, ditën kur ajo erdhi në botë, e sigurt dhe e shëndoshë. Gati për t’u dashur nga babi dhe vëllai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...