Spikerja e Tv Klan Anjola Hamzaj ka rrëfyer lindjen e vështirëve të binjakëve të saj në Itali.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Hamzaj rrëfeu se ditën që lindi kishte filluar të mos ndihej mirë dhe kishte lënë një takim tek mjeku. Rrugës për në spital I kishin plasur ujërat dhe ashtu siç ishte, u nis që të lindte në Itali.

“Ndjeva një lindje të vshtirë, duhet të shkoja në Itali. Nga plasja e ujërave, thonë që ke 48 orë kohë, por lindja mund të ndodhë dhe brenda gjysmë ore. Mora guximin. U përpoqa të qëndroja ulur. Në aeroport e mbajta të fshehtë gjendjen time, se ndryshe s’do të më kishin lejuar.”- tregoi ajo.

Më pas spikerja e lajmeve shpjegoi se ishte shumë më fat pasi mudn të kishte lindur edhe në avion.

Binjakët lindën në muajin e shtatë, po tashmë janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

“Në mesnatë, solla në jetë fëmijët me operacion cezarian. Ishin shumë të vegjël,” tregon ajo.

Për tre muajt në vijim, Anjola tregon se të vegjlit e saj i pa vetëm në inkubator.

“Nuk e pata të lehtë se dola nga spitali pa ata. Në një dhomë hoteli, pa fëmijët, pa barkun, kisha një ndjesi boshllëku,” tha ajo.