Vllaznia ndonese ka luajtur me 10 futbolliste per mbi 40 minuta, ka arritur te marre nje barazim me shume vlere ne Durres ndaj Teutes teksa ndeshja eshte mbyllur ne shifrat 0-0.

Ne pjesen e pare Teuta u tregua me e rrezikshme dhe pati tre mundesi shenimi por nuk ia doli dot. Nderkohe Vllaznia i kushtoi me shume rendesi mbrojtjes.

 

Ne fillimin e se dytes gjerat do te perkeqesoheshin per shkodranet sepse ne minuten e 51-te Ramadani mori kartonin e dyte te verdhe dhe me pas te kuqin duke lene Vllaznine me nje futbollist me pak.

 

Ne minuten e 61-te vjen rasti i pare i rrezikshem per Vllaznine kur Hygor gjuajti fort ne hyrje te zones por portieri Frasheri e grushtoi topin.

 

Vllaznia luajti me Sherrin ne porte, ne mbrojtje eshte Gurishta ne krahun e djathte ndersa ne te majte po luan Herald Marku. Sakaq edhe dyshja e qendres nuk ndryshon me Shehin e Maloten.

Treshja e mesfushes eshte e perbere nga Ramadani, Hygor dhe Kruja. Nderkohe treshja e sulmit ka nje ndryshim me heret e tjera.

 

Lika e Shtubina kishin per detyre te mbeshtesin brazilianin Wenderson kete here i cili ka zene vendin e Zogajt.