Siguria ushqimore, AKU ndalon të hyj në vendin tonë 27 ton fileto pule me salmonelë dhe 19 ton kafe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar hyrjen e 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar. AKU njofton se gjatë kontrolleve në Durrës inspektorët konkluduan se 2 ngarkesat me produkte importi ishin të pasigurta për konsum.

 

Bëhet fjalë për një ngarkesa me sasinë 27 ton fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë.

 

Ngarkesa e dytë është një sasi prej 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “New Century Ltd”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore. Nga kontrolli rezultoi se sasia e kafes kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues, certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj. Të dyja ngarkesat janë kthyer në Brazil.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...