Lista e çmimeve/ Ja sa lekë i kushton dita e parë e shkollës një familjeje shqiptare

Dita e parë e shkollës bashkë me emocionet e kthimit në bankat e shkollës, merr me vete edhe shumë shpenzime. Por sa i kushton një familjeje shqiptare kjo ditë?

 

Sipas disa përllogaritjeve të “Monitor”, pa përfshirë pjesën e shpenzimeve për veshjet e reja të ditës së parë, prindërit shpenzojnë të paktën 7000 lekë për të çuar një fëmijë në shkollë. Kjo shifër nuk përfshin librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë në tregje.

 

Pasi nëse do të përfshiheshin edhe librat, të cilat ofrohen falas nga klasa e parë në të pestë, por nga klasa e gjashtë e në vijim të ciklit 9-vjeçar duhet të sigurojnë vetë, kostoja shtohet me një shifër prej rreth 5000 lekë.

 

Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, janë pjesa e domosdoshme për t’u blerë dhe kostoja e tyre shkon në 2500 lekë për çdo fëmijë.

Çmimi i çantave varion nga 1,500-4,500 lekë. Shtuar 1000-2000 lekë për uniformën për shkollat 9-vjeçare e gjimnazet që e zbatojnë, plus 2000-3500 lekë për uniformën e detyrueshme të fizkulturës, sipas ciklit të studimeve.

 

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 7000 lekë për të çuar një fëmijë në shkollë. Pa shtuar 1000 lekë kontribut në fillim të shkollës (pagesë kryesisht për rojën) apo paratë që do t’u japin fëmijëve vazhdimisht për produkte kancelarie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...