Vdekja tragjike e shoferit në Theth, zbulohet emri dhe mosha e të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Thethit, ku një shofer ka humbur jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.

Burime për Faxweb.al konfirmojnë se viktima është Arjan Curri 32-vjeç i cili po shkarkonte tulla nga mjeti ku më pas ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke humbur edhe jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar edhe policia e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes. Faxweb.al ka siguruar dhe pamjet nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë i mbuluar në tokë.

Informacion paraprak:

Më datë 13.09.2019, ora 15:40, në qendër të fshatit Theth, Shkodër, duke punuar me një mjet vetshkarkues ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen shtetasi A. C. 32 vjeç, banues në lagjen Mark Lula, Shkodër.

Në vendngjarje është nisur menjëherë grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...