PROTESTA E PUNONJËSVE, ADEMI: VENDIMIN E BLLOKOI PREFEKTI

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka kthyer përgjigje pretendimeve që kanë 30 punonjësit që nuk paguhen prej 5 muajsh dhe që protestuan.

Sipas Ademit shkak i kësaj situate është bërë kriza politike e krijuar muajt e fundit dhe moskalimi nga ana e prefektit të qarkut të Shkodrës të projektvendimit të miratuar nga këshilli bashkiak me 200 milion lekë të vjetër për Vllaznia sh.a

Në total tha Ademi janë 11 vendime të rëndësishme të këshillit bashkiak që ka kthyer prefekti.

E pyetur se a do ta njohë këshillin e ri bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kur të ketë mbledhje, kryebashkiakja Ademi la të kuptohet se do ta njohë dhe se çështje që janë përtej saj i takojnë institucioneve të tjera.

Ajo që pritet është mbledhja e parë e këshillit të ri të bashkisë për t’i dhënë zgjidhje këtyre projektvendimeve që nuk janë miratuar në mbledhjet e mëparshme të këshillit të vjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...