Pas sherrit që degjeneroi në ofendime dhe përplasje fizike, burri i ministres thirret ne Prokurori

Aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës po intervistohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

Po kështu, disa minuta më parë, një deklaratë ka dhënë edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi. Prania e tyre në prokurori lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit “Pressing”, ku pas përfundimit të këtij të fundit, deputeti i VV’së, Haki Abazi deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD’së.

Mësohet se Prokuroria e Prishtinës ka marrë një grumbull provash e dëshmitarësh për ta zbardhur këtë rast. Debati mbrëmë në Pressing nisi dhe përfundoi me polemika të ashpra mes Abazit dhe Molliqajt. Sipas mediave në Kosovë, fillimisht Molliqaj nuk po e pranonte Abazin si përfaqësues të VV’së, duke thënë se ai është “profiter e servil”.

Abazi nga ana tjetër po e quante Molliqajn “tradhtar të votës së popullit”. Debati mes tyre degjeneroi aq sa u përmenden anëtarë të familjes së njëri-tjetrit.

Pas përfundimit të debatit, Abazi gjatë ndërprerjes së emisionit u kthye në studio dhe tha se e ka sulmuar Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...