Ndërkombëtarët nisin lëvizjet, panik tek LSI

Ndërkombëtarët kanë nisur tentativat për të bërë bashkë palët politike sa i takon reformës zgjedhore. Ditën e djeshme ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me bashkëkryetaren e reformës zgjedhore Rudina Hajdari, ku në fokus të diskutimit të tyre ka qenë miratimi i reformës zgjedhore.

Ndërsa bashkëkryetari tjetër i kësaj reforme, Damian Gjiknuri takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Lajmin e bëri të ditur vetë Gjiknuri, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se ka rënë dakord me Rudina Hajdarin, që është bashkëkryetare e komisionit, që këtë muaj të organizojnë një tryezë gjithëpërfshirëse mbi çështjet e sistemit zgjedhor. “Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.

Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit, zj. Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.

PS-PD drejt dialogut

Prej kohësh ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje palëve politike për tu ulur në tryezën e dialogut dhe të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore.

Një gjë e tillë ishte e përcaktuar qartë edhe në raportin përfundimtar që OSBE nxori për zgjedhjet e

30 qershorit. Në raport, theksohej se palët politike duhet të angazhohen për një dialog gjithëpërfshirës mes tyre për reformën zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe zyrtari i DASH, David Kostelancik pak ditë më parë u bëri apel palëve politike që të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore, ku theksoi se kryerja e kësaj reforme brenda vitit do të mundësojë edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin

2020. Por sinjalet e dialogut mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike tashmë kanë ndezur dritën jeshile. Është faktori ndërkombëtar ai i cili po punon fort në mënyrë që të ulë në tryezë mazhorancën dhe opozitën, në mënyrë që të punojnë sa më fort për reformën dhe miratimin sa më parë të saj. Partia Demokratike e ka ende një vend bosh në komisionin e reformës zgjedhore.

Panik në LSI

Por me miratimin e reformës zgjedhore, partia e vetme e cila do të marrë një goditje shumë të fortë është LSI. Kur komisioni drejtohej nga Çuçi e Bylykbashi, hartoi një draft, i cili parashikon ndër të tjera dhe depolitizimin e komisioneve. Ka qenë mazhoranca ajo e cila e ka hartuar një draft të tillë dhe që vazhdon të jetë në axhendën e Kuvendit. Një gjë të tillë e deklaroi kreu i

grupit socialist Taulant Balla pak ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve. Në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, teksa afrohej afati 6-mujor, që paraprinte zgjedhjet vjetore të vitit 2019 për të futur në proces edhe deputetët e opozitës së atëhershme, deputetët e mazhorancës, që vazhdon të jetë mazhorancë edhe sot dhe do të vazhdojë të jetë, kanë depozituar këtë dokument, i cili tashmë është dokument pune në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Rregullorja e Kuvendit, sa kohë që deputeti propozues apo grupi i deputetëve propozues nuk është tërhequr nga drafti, e ripasqyron atë në të gjithë kalendarët dhe në të gjitha programet vijuese, por, në funksion të asaj që zoti Alimadhi ngriti si çështje, për kujtesë, sa herë fillon një sesion i ri parlamentar, kryetarët e grupeve parlamentare ose një person i rekomanduar prej tyre, në një kohë jo më gjatë se 10 minuta, kanë të drejtën e fjalës në fillim të sesionit për parashtrimin e të gjitha objektivave të tyre për këtë sesion”, tha ai. Gazeta ka treguar se nga depolitizimi kjo është partia më e dëmtuar, pasi komisionerët do zëvendësohen me anëtarë të shërbimit civil.

Elisjeda Kiko

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...