Pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur në ujërat shqiptare, Nedim Akyuz, dje dëshmoi para prokurorëve për ngjarjen se si kapiteni i anijes së tij u zhduk.
Ndërkohë sot, ai kërkoi ta marrë jahtin nga frika se mund t’i dëmtohet gjatë qëndrimit në portin shqiptar. Por, Prokuroria e Lezhës ka refuzuar kërkesën e tij dhe nuk lejon largimin e jahtit pa kryer të gjitha hetimet mbi këtë ngjarje.
Gazetarja e Top Channel, Kristiana Pemaj raporton gjithashtu detaje nga zhdukja e kapitetin mjetit lundrues, shtetasit Sevgin Yavuz.
Pronari i jahtit, Akyuz mësohet se ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t’i dërguar të vëllanë nga Bduva i Malit të Zi në Korfuz të Greqisë. Por ndërkohë gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur 12 milje larg Shëngjinit nga një peshkarezhë shqiptare, e cila lajmëroi rojen bregdetare.
Mjeti lundrues u ankorua në portin e Shëngjinit ku qëndron i bllokuar.
Jahti luksoz u gjet i braktisur pak ditë më parë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e pronarit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të.
Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.