Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është distancuar shumë kohët e fundit nga bota e muzikës.

Edhe kjo verë kaloi, pa asnjë këngë të publikuar nga Ismajli, ndryshe nga herët e fundit ku çdo këngë e saj e publikuar bëhej hit memnjëherë.

Gjithashtu Genta edhe në rrjetet sociale nuk ka qenë aspak aktive kohët e fundit edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë që disa muaj më parë e ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel “Ftesë në 5”, këngëtarja deklaroi se vitin e ardhshëm do të jetë nënë.

Kjo deklaratë e saj ka bërë që në mediat rozë të flitet për një shtatzani të saj.

Kjo përkon edhe me largimin e saj nga ekrani gjë që lë të dyshohet se me të vërtetë Genta është në një pritje të ëmbël.

Por pavarësisht të gjithave mbetet për t’u parë sesa e vërtetë është derisa në një deklaratë të re nga ana e këngëtares.