Faqja në Instagram e Euro 2020 ka publikuar një video nga ndeshja Francë-Shqipëri, e luajtur të shtunën e kaluar.

Në video shikohet në aksion mesfushori Keidi Bare, i cili arrin të mbajë në zotërim topin edhe pse sulmohet shumë pranë vijës anësore të fushës nga Griezmann dhe Lemar.

Numri 7 i kuqezinjve bën disa finte ndaj yllit të Barcelonës përpara se t’i fusë topin mes këmbëve Lemarit.

Për 4 orë, videoja ka marrë rreth 300 000 klikime.