Dy ditë më parë PD denoncoi se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani preket nga ligji i dekri minalizimit, pas problemeve që ka patur me drejtësinë jashtë vendit, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga prokuroria verifikimin e tij.

Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, i ka dërguar një shkresë Prokuorirsë ku deno ncon Babanin se ka fshehur ndalimin, dëni min dhe dëbimin nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për një arr estim në Itali gjatë viteve ’94-99, që sipas PD, ka sjellë edhe dëbimin e tij.

Ndërkohë që në vitet 2002-2003, Babani është dë nuar në Maqedoni. PD ka analizuar edhe TIMS për Babanin, ku shihet se ai ka deklaruar se ka jetuar 5 vite në Itali, ndërkohë që nga ’94, ai s’ka udhëtuar kurrë në Itali me emrin “Mark Babani”. Bardhi thekson në kërkesë, se Babani ka përdorur tri emra, ku ka ndryshuar edhe datën e lindjes. Babani, është emri i tretë që akuzohet nga PD se ka shkelur ligjin për dekri minalizimin. Valdrin Pjetri në Shkodër, dhe Agim Kajmaku në Vorë, ishin dy kryebashkiakët e deno ncuar gjatë muajit gusht nga PD.

Deklarata e plotë e lëshuar nga PD:

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, deni me dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Verout. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekr iminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria,e shoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.