Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e jahtit lukosz në afërsi të Shëngjinit.

Pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi, ka ardhur për të tërhequr jahtin, por nuk është lejuar pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në kryerjen e hetimeve.

Në mbështetje të tij paraditen e së martës ka shkuar edhe ambasada turke, por nuk kërkesa për ta marrë jahtin është refuzuar sërish.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij, por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu.

“Kapiteni do udhëtonte nga Mali i zi për në Korfuz të merrte vëllanë tim. Me thotë në Mal të Zi s’kam naftë dhe i thashë të merrte në Mal të Zi. Telefonata tjetër ka qenë kur ai ishte në Shqipëri. Më ka telefonuar me një numër shqiptar dhe më tha jam 25 milje larg Durrësit deti është shumë i mirë. Më pas s’kam fol me të. Nuk dyshoj që është mbytur pasi ka qenë me shumë përvojë. Mbase ka tentuar vetëvrasjen. Dua jahtin, më kushton shumë ta lë në Shqipëri. Kushton 20 milionë euro”, ka deklaruar pronari.

Po ashtu, autoritetet malazeze i kanë kthyer përgjigje zyrtare autoriteteve të vendit tonë, pas kërkesës që këta të fundit u bënë për intinerarin e jahtit luksoz në pronësi të një biznesmeni turk e që u gjej disa milje afër Shëngjinit.

Nëpërmjet letërporosisë, porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator. Ai ka lundruar në drejtim të ujërave neutrale dhe destinacioni ishte Korfuzi, ku është afruar 11 milje në portin e Shëngjinit.

Burime nga grupi hetimor saktësuan se mister mbetet edhe fakti se lundrimi i këtij mjeti në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policor, çka dyshohet se vetë shtetasi turk mund të ketë fikur pajisjen sinjalizuese.

Për këtë gjë tashmë janë nisur edhe verifikimet nga prokuroria e Lezhës për të parë nëse është ndjekur praktika standard e institucioneve përkatëse, apo pajisja sinjalizuese është fikur me tendencë nga turku Sevgin Yavuz.