Mark Babani: Jam heroi i Ballkanit

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ai ka patur problem me drejtësinë në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë televizive Babani ka thënë se ai është “hero i Ballkanit se ka prurë një punë të re në Ballkan”.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka ndryshuar kurrë emrin dhe se nuk ka marrë asnjë gjobë.

“Kam pasur absolutisht vetëm emrin Mark, do më vinte turp të ndryshoja emër për një arsye apo për një tjetër.

Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur.
Në vitin 2003 kam shkuar dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Evropë. Nëse arrijnë me gjet një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Evropës do i kem borxhin më të madh.

Kemi 100 vjet histori që jetojmë për nder e lavdi e s’ka mundësi që një intrigant e i poshtër të vijë të njollosë emrin dhe mbiemrin e Mark Babanit, është turpi më i madh i atyre jo i imi, do i denoncoj për shpifje, jam i gatshëm që në këto momente ti vihem në dispozicion prokurorisë, gjykatës së Krimeve të Rënda që ta çojmë në fund këtë histori” tha ndër të tjera Babani.

Partia Demokratike ju drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk i ka deklaruar në formular.

/Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...