Një grua u përplas nga një automjet sot në Tiranë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, gruaja u perplas në rrugën “Sulejman Delvina”, ndërsa ka bërë të mundur shoqërimin e drejtueses së mjetit.

“Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia.

Po ashtu, sot në mëngjes u plagosën dy persona në superstradën Lezhë-Shkodër, si pasojë e përplasjes së dy makinave.