Kërkon ndihmë për babanë e sëmurë, sjellin ilaçin e rrallë në kohë rekord, Rama: Detyrë dhe kënaqësi!

Një qytetar nga Gramshi i ka kërkuar ndihmë kryeministrit Edi Rama ditën e premte për një mediakment që i duhej babait të tij të sëmurë me hepatit B.

Sipas qytetarit, ilaçi nuk gjendet në farmaci por merrej vetëm me rimbursim. Nëse babai nuk merrte ilaçin situata do të bëhej shumë serioze për të. Sipas qytetarit nga Gramshi, ata kishin folur me mjekun në Elbasan por ai u kishte kërkuar ta bënin problem tek autoritete më të larta, pasi ishte bërë kërkesa që të vinte. Qytetari ka shkruar në mesazh se kishte kërkuar në gjithë Tiranën dhe vetëm në një farmaci kishte gjetur 30 kokrra që kushtonin 140 euro, por aq kishte pensionin.

Gjithashtu ishte informuar edhe në Itali por kushtonin 250 euro dhe jepej në spital dhe jo në farmaci. Mesazhi është publikuar nga vetë kryeministri Rama në profilin e tij.

Qytetari ka kërkuar ndihmë dhe e falenderon për investimin në vend dhe e mbyll mesazhin me fjalët: ” Ju falenderoj për çfarë po bëni, natyrisht kam dhe rezerva por dhe Roma nuk u bë në një ditë”.

Ai ka shkruar përsëri ditën e sotme duke e falenderuar, pasi ministrja Manastirliu e ka telefonuar personalisht dhe babai e ka marrë ilacin që i duhej në spitalin e Elbasanit. Qytetari ka shkruar se për 20 ditë situata do të normlizohet dhe personat që vuajnë nga kjo sëmundje do të marrin shërbimin e duhur.

Pas mesazhit falenderues të qytetarit, kryeministri Rama ka shkruar:” Detyrë dhe kënaqësi. Të shkuara babait dhe qofshi mirë të gjithë familjarisht.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...